Agjencia mbikëqyrëse bërthamore e Kombeve të Bashkuara njoftoi se, gjatë javës së kaluar, gjeneratorët rezervë janë aktivizuar në dy centrale bërthamore në Ukrainë, përfshirë kompleksin e Çernobilit, i cili nuk është më në funksion, pas muajsh të tërë sulme të rënda ruse ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës. Ekspertë të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike deklaruan të shtunën se rëniet e tensionit në rrjetin elektrik kanë aktivizuar automatikisht gjeneratorët e emergjencësë, me naftë, për të furnizuar sistemet e sigurisë në "disa objekte" brenda zonës së përjashtimit rreth Çernobilit, në Ukrainën veriore.