Kombëtarja shqiptare ka zhbllokuar rezultatin në përballjen ndaj Bjellorusisë. Në minutën e 28-të, ishte Rey Manaj ai që dërgoi topin në rrjetë, duke kaluar kuqezinjtë në avantazh 0-1.
Sulmuesi shqiptar kontrolloi dhe mbrojti bukur topin, përpara se të lëshonte një goditje të fortë, që përfundoi në fundin e rrjetës. Një gol i rëndësishëm për Shqipërinë, që tashmë merr epërsinë në këtë sfidë.