Eksperti dhe arkitekti i rrjeteve, Erion Demiri, i ftuar në emisionin “SYRI I BOTËS” në SYRI TV, me moderatoren Dori Daka, shpjegon rrugëtimin e NVIDIA-s, nga një kompani e vogël e specializuar në prodhimin e procesorëve grafikë, në një nga gjigantët më të mëdhenj të teknologjisë në botë.
Demiri ndalet te roli i themeluesit dhe CEO-s Jensen Huang, zhvillimi i çipeve për kriptomonedhat dhe rëndësia strategjike e teknologjisë NVIDIA në revolucionin e Inteligjencës Artificiale.
Demiri: NVIDIA është një kompani amerikane e cila është krijuar nga zoti Jensen Huang, nga ai për të cilin po të bëhet i gjithë ky diskutim, ai ka qënë dhe themeluesi i saj shumë më herët para shumë vitesh dhe ajo ishte një kompani fare e vogël. Kjo kompani ka ecur shumë në këto vite dhe ajo është marrë me krijimin e chipa-t të kartave grafike, ajo pjesë që lidh kompjuterin me ekranin. Vitet e fundit chipe-t e saj janë përdorur që te pjesa e asaj organizimit dhe të gjithë zinxhirit që ka të bëjë me para virtuale, pra kriptomonedhat, dhe më pas sot po përdoren të gjitha chipe-t e krijuara nga NVIDIA janë në thelbin e zhvillimit të Inteligjencës Artificiale nga të gjitha kompanitë botërore dhe kjo është pika kyçe nga ku nis gjithë ky diskutim i madh. NVIDIA tashmë është një gjigand me miliarda dollarë që ka si asete dhe nuk është më në pronësi të një personi të vetëm. Në këtë moment zoti Huang ishte CEO dhe ka në pronësi një numër të madh aksionesh të kompanisë, por roli i tij ishte CEO dhe kjo kompani ka arritur majat dhe në të bëhet shumë kërkim në pjesën e zhvillimit të chipeve të cilat janë thelbi i Inteligjencës Artificiale dhe kjo është pika kryesore e të gjithë këtij debate.
© SYRI.net
Genesis prezanton GV60 Magma, makinën elektrike sportive me 641 kuaj fuqi dhe autonomi deri në 425 km
Kina teston avionin e parë elektrik/ CE-25A mund të transportojë deri në 19 pasagjerë
Parashikimi i frikshëm i ‘babait të inteligjencës artificiale: IA mund të dalë jashtë kontrollit në tre vitet e ardhshme