Shqipëria kalon në avantazh ndaj Bjellorusisë në ndeshjen vendimtare të Ligës së Kombeve!
Është Rey Manaj ai që ndëshkon kundërshtarin, me topin që përfundoi në rrjetë. Një gol me shumë peshë për kuqezinjtë, që kërkojnë të fitojnë këtë përballje dhe të sigurojnë vendin e parë në Grupin C1, duke prerë biletën për në Ligën B.











