Kuqezinjtë luajnë një ndeshje me shumë rëndësi në Ligën e Kombeve, me synimin për të mbyllur me sukses grupin C1. Ramadani mungon për shkak kartonësh dhe Muçi për arsye dëmtimi, ndërsa Juljan Shehu dhe Hoxha e nisin nga minuta e parë si titullarë.

Shqipëria zbret sot në fushë për një nga sfidat më të rëndësishme të këtij edicioni të Ligës së Kombeve. Përballë është Bjellorusia, në ndeshjen e fundit të grupit C1, ku skuadra e drejtuar nga Rolando Maran kërkon të konfirmojë ecurinë pozitive dhe të përfundojë misionin e nisur në këtë kompeticion.

​Kuqezinjtë vijnë në këtë takim në krye të grupit me 9 pikë dhe tashmë çdo detaj merr rëndësi të veçantë. Përballja me Bjellorusinë kërkon përqendrim maksimal, pasi objektivi është që Shqipëria të mos e lërë në dorën e të tjerëve fatin e saj në këtë garë.

​Për këtë takim, trajneri Maran ka bërë të ditur edhe 11-shen zyrtare, me disa ndryshime të detyruara në formacion. Ylber Ramadani mungon për shkak të kartonëve, duke i hapur rrugën Juljan Shehut për të marrë një vend në qendër të mesfushës, përkrah Kristjan Asllanit. Një dyshe që ka përgjegjësi të rëndësishme në organizimin e lojës dhe mbrojtjen e ekuilibrit të skuadrës.

​Po ashtu, Ernest Muçi nuk ia ka dalë të rikuperohet nga problemet fizike dhe mbetet jashtë kësaj përballjeje. Vendin e tij në repartin ofensiv e merr Hoxha, i cili luan nga minuta e parë përkrah Laçit, me Rey Manajn në majën e sulmit.

​Sipas rreshtimit zyrtar, Shqipëria zbret në fushë me skemën 3-4-2-1. Berisha është në portë, ndërsa treshja e mbrojtjes përbëhet nga Ismajli, Gjimshiti dhe Mitaj.

Hysaj në krahun e majtë dhe Pilo në të djathtin kanë detyra të dyfishta, si në mbrojtje, ashtu edhe në mbështetjen e sulmit. Në qendër të mesfushës luajnë Shehu dhe Asllani, ndërsa Hoxha dhe Laçi mbështesin Manajn, që është pika e referimit në repartin ofensiv.

REZULTATI LIVE

Bjellorusi-Shqipëri 0-2
Manaj 28′, Hysaj 57′

MINUTË PAS MINUTE

65’ Laçi merr një top të mirë dhe niset rrezikshëm drejt portës. Portieri kundërshtar del dhe e ndal me një dorë të zgjatur. Arbitri akordon penallti, por pas verifikimit në VAR anulohet gjithçka për pozicion jashtë loje.

57’ GOOOOL SHQIPËRIA!!! Hysaj gjen mundësinë për një goditje në hyrje të zonës dhe arrin të mposhtë portierin kundërshtar. (VIDEO)

46′ Nis pjesa e dytë në Hungari, kuqezinjtë drejt ngjitjes në Ligën B. 

45′ Mbyllet pjesa e parë, kuqezinjtë dominojnë totalisht lojën, por nuk “vrasin” ndeshjen.

44’ Pilo pason për Hoxhën shumë pranë portës, por sulmuesi godet keq dhe humb shans të artë.

41′ Shumansky godet nga jashtë zonës, sfera kalon pranë kuadratit të Berishës.

28′ GOOOOL SHQIPËRIA!! Pas dy rasteve të arta, vjen avantazhi për kuqezinjtë, i zakonshmi Manaj ndëshkon bjellorusët. Rey bëhet golashënuesi i dytë më i mirë i Kombëtares me 15 rrjeta, 3 më pak se Bogdani. (VIDEO)

18′ Rast tjetër i mirë për kuqezinjtë, Asllani gjen traversën nga distanca.

12’ Bjellorusët i afrohen golit, një goditje në afërsi të portës gjen devijimin e Berishës dhe përplaset në shtyllë.

3′ Rast i artë për tanët, gabimi i portierit gjatë një këndoreje çon topin te Laçi, i cili godet lehtë dhe ndalet mbi vijën fatale nga njëprej mbrojtësve.

1′ Nis sfida, kuqezinjtë kërkojnë triumfin.

FORMACIONET ZYRTARE

Bjellorusia: Lapoukhov, Begunov, Volkov, Gomanov, Pechenin, Selyavam, Ebong, Lukashov, Kontsevoy, Shumansky, Barkocskiy; Trajner: Viktor Gancharenko;

Shqipëria: Berisha, Ismajli, Gjimshiti, Mitaj, Pilo, Shehu, Asllani, Hysaj, Laçi, Hoxha, Manaj; Trajner: Rolando Maran;

 

Top Channel