
Qytetarë e studentë janë rikthyer para kryeministrisë, në protestën e 169 kundër qeverisë Rama.
Tubimi vjen 24 orë pas protestës kombëtare të së shtunës, e cila nisi pranë Ministrisë së Arsimit dhe vijoi me marshimin e protestuesve në disa prej rrugëve kryesore të kryeqytetit.
Kërkesa kryesore e pjesëmarrësve mbetet largimi i kryeministrit, një qëndrim që ata e konsiderojnë të panegociueshëm.
Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama ndërsa i kanë hedhur poshtë të gjitha ofertat e kreut të qeverisë për bisedime.