Kur gjykata kushtetuese ka caktuar 2 dhjetorin si ditën kur magjistratët do përplasen me kuvendin dhe qeverine për ligjin e pagave, kësaj beteje kërkojnë ti bashkohen edhe ish gjyqtarët e vettingut. Me një padi të vecantë të dorëzuar nga ish gjyqtarët e kolegjit të psoacëm të apelimit Albana Shtylla , ina Rama , mimosa Tasi, Natasha Mulaj, Sokol Como aktualisht gjyqtarë apeli dhe Rezarta Schuetz kërkohet shfuqizimi I një neni të miratuar së fundmi ku ata përjashtohen nga efektet e ndryshimit të pagës referuese gjatë kohës që gëzonin në KPA statusin si gjyqtarë kushtetuese. Sipas paditësve ndryshimet të 18 shtatorit nuk I kanë përfshirë gjyqtarët e vettingut në efektet prapavepruese të ligjit nga 1 prilli 2023 deri në 17 qershor 2026 kur ju përfundoi mandati 9 vjecar I vettingut . sic mëson Top Channel në padi ish gjyqtarët e vettingut nuk ngrenë pretendime për koeficientin e pagës prej 0.38 përqind të miratuar tre muaj më parë por kërkojnë që efektet e këtij ligji të ndikojë edhe për ta . ky ligj thonë paditësit I ka njohur të drejtën për të përfituar pagën referuese me koeficioentin 0.38 vetëm anëtarëve dhe kryetarit të gjykatës kushtetuese dhe e drejta për pagë të barabartë dhe paprekshëmria e e pagës duhet tu garantohej edhe gjyqtarëve të KPA shprehen më tej. Ish njerëzit e vettingut kërkojnë shqyrtim të përbashkët të cësthjes së inicuar nga shoqatat e gjyqtarët dhe prokurorëve si edhe trajtim me përparësi të ankimit. Ndërkohë që sic deklarojnë burime pranë gjykatës kushteteuse padi për pagën kanë dorëzuar me vete edhe ndihmës ligjorë të dy shkallëve të vettingut dhe konkretisht të KPA dhe KPK, mandate I të cilëve ka përfunduar dhe ka kaluar për rishqyrtimin e vettingut në gjykatën kushtetuese. Kjo e fundit teksa kla bërë public listën e ish gjyqtarëve dhe prokurorëve që kërkojnë rishikim të vendimeve të shkarkimit , ka miratuar gjithashtu rregulloren ku nuk përjashton vëzhguesit e ONM në dhomë këshillimi. Një rregullore që kur u pyet nga TCH u vu në pikëpyetje nga lideri I opozitës