Ndërsa protesta para Kryeministrisë vijonte paqësisht, efektivët e Policisë së Shtetit kanë nisur shoqërimin e disa prej protestuesve. Ndërhyrja e uniformave blu është kundërshtuar nga qytetarët e pranishëm, të cilët kanë reaguar me thirrjet: “Policia e krimit!”.
Protesta para Kryeministrisë vjen në vijim të tubimeve të zhvilluara prej javësh nga studentët dhe qytetarët, të cilët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë.
vijon/…
