Natasha Kandiq, aktiviste e njohur serbe për të drejtat e njeriut, ka kritikuar Serbinë dhe një pjesë të mediave të saj për mënyrën si flasin për luftën në Kosovë, duke vënë në dukje shmangien e përgjegjësisë për krimet ndaj shqiptarëve.
Në një postim në platformën X, ajo ka përmendur masakrat dhe varrezat masive. Sipas Kandiq, përballja me faktet, dokumentimi i viktimave dhe përgjegjësia e institucioneve janë të domosdoshme për sundimin e ligjit, përcjell “Bota sot”.
Të lidhura
None found
Reagimi i plotë:
Serbia nuk mund të quhet një shtet i zakonshëm (normal).
Me nisjen e bombardimeve të NATO-s, gazeta “Vreme” e humbi drejtimin; ajo nuk ishte e vetmja…
U krijua përshtypja sikur shqiptarët të ishin vrarë nga dikush tjetër dhe jo nga Serbia, e sikur varrezat masive në kampet policore të ishin “vendosur” atje për t’i ngarkuar asaj fajin.
Studentët fitues, ose disa nga më të rinjtë mes tyre, apo ata që do të përzgjidhen nga Lista Studentore, do të ngrenë pyetje…
Nuk kërkohet asgjë tjetër përveç fakteve, për hir të përgjegjësisë institucionale dhe respektit ndaj të gjitha viktimave.
Megjithatë, në Serbi veprojnë aktivistë, intelektualë, studiues dhe organizata të shoqërisë civile që i dokumentojnë viktimat pa bërë dallime sipas përkatësisë kombëtare.
Duke bërë punën që duhej ta kryente shteti, ata kanë identifikuar personat e vrarë gjatë sulmeve të NATO-s, si edhe të vrarët dhe të zhdukurit në lidhje me luftën në Kosovë.
Po këta kanë identifikuar edhe pjesëtarët e njësisë policore “Shkorpionët” që ekzekutuan gjashtë të burgosur nga Srebrenica dhe 14 gra e fëmijë në Podujevë. Të gjithë janë dënuar.

Pa këtë punë, nuk mund të vendoset sundimi i ligjit dhe as të ndërtohen institucione të përgjegjshme.
Kjo nuk përbën në asnjë mënyrë kritikë ndaj pushtetit të ri.







