
Shqipëria fiton 0-2 ndaj Bjellorusisë në Budapest, duke u ngjitur kështu përfundimisht në ligën B të Ligës së Kombeve.
Në minutat e para, nuk munguan rastet nga të dyja skuadrat, që u hodhën menjëherë në sulm. Goli i parë kuqezi do vinte në minutën e 28-të, atëherë kur Rey Manaj me një të majtë të fortë ia del që të mposhtë portierin kundërshtar.
Bjellorusët e nisën në sulm në pjesën e dytë, por e pësuan sërish, pasi një goditje e Hysaj përfundoi në cepin e portës.
Ekipi i Maran renditet në vendin e parë të Ligës C me 15 pikë të grumbulluara, duke marrë kështu 5 suksese dhe një humbje. Me këtë triumf, tashmë me gjasë do jemi në vazon e 3-të në shortin e Euro 2028. Koha është për pak festë në kombëtare, për të menduar më pas për ndeshjet e radhës.




