
Shqipëria ka mundur Bjellorusinë 2-0 duke u renditur e para në grupin e saj në Ligën e Kombeve.
Edhe Finlanda ka shpartallua san Marinon 7-2 megjithatë ka ngecur në vendin e tretë duke mos shkuar më tej. Golat për Shqipërinë u shënuan nga Manaj dhe Hysaj, që shënuan nga një në secilën pjesë.
Me këtë sukses, kuqezinjtë e Maran ngjiten në Ligën B të Ligës së Kombeve. Më tej Shqipëria do ketë kundërshtarë më të fortë ndërsa fituesit e kësaj lige ngjiten në Ligën A.