Bllokohen 2 tentativa për futjen e mallrave kontrabandë në Kapshticë

15 Nëntor 2026 | 19:59

Dy raste të futjes së mallrave kontrabandë janë bllokuar në doganën e Kapshticës. Përmes një njoftimi doganë bën me dije se gjatë kontrollit të imtësishëm në një autobus, u konstatuan mallra të fshehura dhe të padeklaruara, steka cigaresh, duhan i grirë, çanta dore dhe mallra të tjera me natyrë tregtare.

Në një tjetër autobus, u konstatua dhe u sekuestrua një sasi e konsiderueshme stekash cigaresh kontrabandë, të pajisura me pulla fiskale të huaja dhe të padeklaruara sipas përcaktimeve ligjore.

Njoftimi i plotë:

Dega Doganore Kapshticë bllokon 2 tentativa për futjen e mallrave kontrabandë

Në vijim të intensifikimit të kontrolleve për parandalimin dhe goditjen e hyrjes së mallrave kontrabandë, strukturat e Degës Doganore Kapshticë, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, kanë identifikuar dhe goditur brenda pak orëve dy raste të tentativës për kontrabandë me mallra të akcizës dhe shmangie të detyrimeve doganore për mallrat me natyrë tregtare, përmes mjeteve të transportit të udhëtarëve (autobusë).

Më konkretisht, gjatë kontrollit të imtësishëm të ushtruar në mjetin autobus, shërbimet doganore dhe kufitare konstatuan mallra të fshehura dhe të padeklaruara, si steka cigaresh, duhan i grirë, çanta dore dhe mallra të tjera me natyrë tregtare.

Në rastin tjetër, gjatë vijimit të kontrolleve në vijën e dytë, shërbimet doganore bllokuan një tjetër autobus, ku u konstatua dhe u sekuestrua një sasi e konsiderueshme stekash cigaresh kontrabandë, të pajisura me pulla fiskale të huaja dhe të padeklaruara sipas përcaktimeve ligjore.

Materialet proceduriale i kaluan institucioneve kompetente për ndjekjen e mëtejshme ligjore.
Administrata Doganore mbetet e angazhuar maksimalisht në mbrojtjen e ekonomisë vendase, garantimin e konkurrencës së ndershme dhe ndëshkimin e çdo tentative për kontrabandë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestë para Kryeministrisë, të rinjtë gjuajnë topa futbolli (VIDEO)

Edhe këtë të diele, qytetarë dhe të rinjë janë mbledhur në proteste para godinës së Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Protesta, e...
19:35 | 15/11/2026

Hysaj dyfishon avantazhin, Shqipëria shkon në 2-0 ndaj Bjellorusisë

Shqipëria ka dyfishuar epërsinë ndaj Bjellorusisë, duke kaluar në avantazh 2-0 në minutën e 57-të të ndeshjes vendimtare për kreun e Grupit C1 në Ligën...
19:30 | 15/11/2026

Shqipëri–Bjellorusi, kuqezinjtë kalojnë në avantazh 1-0 me golin e Rey Manajt

Shqipëria e ka mbyllur pjesën e parë në avantazh 1-0 ndaj Bjellorusisë, në përballjen vendimtare për kreun e Grupit C1 në Ligën e Kombeve. Golin...
18:58 | 15/11/2026