Shqipërisë i është shtruar rruga drejt Europianit. Kuqezinjtë do të jenë në vazon e tretë në shortin e kualifikueseve që mbahet më 6 dhjetor në Belfast të Irlandës së Veriut.
Ky lajm vjen pas suksesit 2-0 me Bjellorusinë. Nëse Shqipëria nuk do e mbyllte në vendin e parë, atëherë do të përfundonte në vazon e katërt.
Për këtë ishte shumë i rëndësishëm kreu i grupit C1. Objektivi i parë u arrit me trajnerin Rolando Maran, teksa paralelisht Shqipëria rikthehet në Ligën B të Ligës së Kombeve.
