Estonia nga 1 dhjetori do të mbyllë pikat kufitare me Rusinë, shkak sulmi sabotues ndaj prodhuesit të dronëve

15 Nëntor 2026 | 20:24

Estonia do të mbyllë të gjitha pikat kufitare me Rusinë nga 1 dhjetori pas një sulmi të dyshuar sabotimi ndaj një prodhuesi dronësh në shtetin baltik gjatë fundjavës, për të cilin autoritetet thanë se ishte urdhëruar nga shërbimi i inteligjencës ushtarake të Rusisë GRU.

Të shtunën në mëngjes, tetë persona u arrestuan gjatë një sulmi në tentativë ndaj Threod Systems, një kompani mbrojtëse që prodhon dronë sulmi dhe zbulimi me rreze të gjatë veprimi. Nuk u raportuan të lënduar apo dëme pasi ekipi i sigurisë së kompanisë iu përgjigj incidentit.

Shërbimi i sigurisë së brendshme të Estonisë, Kapo, tha të dielën se sulmi u krye me qëllim shkaktimin e një shpërthimi dhe vënien e zjarrit në ndërtesë.

Kryeministrja estoneze, Kristen Michal, tha se mbyllja e kufirit ishte e nevojshme për të zvogëluar rrezikun e sulmeve të mëtejshme dhe për të dërguar një mesazh të qartë se sulmet ndaj industrisë dhe aftësive mbrojtëse të Estonisë ishin të papranueshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjykata bllokon planin e Trump për të rinovuar fushën historike të golfit në Uashington

Një gjykatë federale ka bllokuar përkohësisht vendimin e qeverisë amerikane për të mbyllur një fushë dhe park të vjetër golfi në Uashington. Vendimi i gjyqtares...
20:18 | 15/11/2026

Zjarri në bazën ushtarake në Kanada, shkon në 5 numri i viktimave! 24 të tjerë në spital

Numri i të vdekurve nga zjarri masiv që shpërtheu në tetor në një bazë ushtarake në provincën kanadeze të Albertës është rritur në pesë, pasi...
19:45 | 15/11/2026

Tensionet në Detin e Kinës Jugore, Australia dhe Filipinet nënshkruajnë një pakt të ri mbrojtjeje

Australia dhe Filipinet nënshkruan të dielën një marrëveshje mbrojtjeje për ta bërë më të lehtë organizimin e patrullave të përbashkëta, stërvitjeve ushtarake dhe operacioneve të...
19:23 | 15/11/2026