Kombëtarja shqiptare e mbylli në mënyrën më të mirë të mundshme këtë edicion të Nations League teksa u rendit në vendin e parë me 15 pikë nga 18 të mundshmet.

Kuqezinjtë mposhtën Bjellorusinë në sfidën e fundit 2-0 ku secili prej futbollistëve dha kontributin e tij. Julian Shehu ishte një prej tyre, me sfutbollistin që u aktivizua në vend te Ylber Ramadanit të skualifikuar.

‘Nuk kam pasur fare presion. Në çdo moment që do të më jepet mundësia, do të jap përherë maksimumin. Edhe po luajta nga fillimi edhe nga stoli, gjithmonë do të jem i njëjti. Kemi më shumë cilësi, jemi ekip i bashkuar dhe luftojmë të gjithë së bashku, për të arritur qëllimin. Jemi gati për të ecur përpara me rezultate të mira. Mezi po pres të shënoj golin e parë me ekipin Kombëtare, por më e rëndësishme është të ndihmoj ekipin dhe të marrim sa më shumë rezultatet pozitiv-tha Julian Shehu.

Top Channel