Një zjarr i rënë në Shkup mbrëmjen e 14 nëntorit ka shkaktuar një viktimë. Pasi flakët shkatërruan plotësisht një barakë, në brendësi të saj u zbulua trupi pa jetë i një burri.
Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se SPB Shkup e mori denoncimin për zjarrin në orën 23:40. Objekti i djegur ishte në pronësi të M.R. (56), nga Shkupi.
Të lidhura
None found
Për shuarjen e flakëve u angazhuan ekipet e Brigadës së Mbrojtjes Kundër Zjarrit në Shkup. Pas përfundimit të ndërhyrjes së tyre, brenda barakës u gjet viktima e gjinisë mashkullore.
Identiteti i burrit ende nuk është bërë publik dhe shkaqet e rënies së zjarrit mbeten të panjohura.
MPB-ja bëri të ditur se po vijojnë veprimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e rastit.








