Autori i një goli ndaj Bjellorusisë, Elseid Hysaj, dha opinionin e tij pas fitores 0-2 ndaj Bjellorusisë.
“Qershia mbi tortë do të ishte të firmosja me një ekip. Mjaftojnë 6 muaj pa një ekip. Po të isha me një ekip do të ishte më e lehtë, por faleminderit Kombëtares, që mu gjend në këto momente.
Një objektiv i arritur. Ishte obligim për të fituar Grupin B. Kemi bërë paraqitje shumë të mirë në të gjitha ndeshjet. Për këtë jam i kënaqur, sesa për ngjitjen në Ligën B. Kemi disa çuna në moshë të madhe. E rëndësishme është që të gjithë të japim maksimin. Do t’iu hapim rrugën edhe çunave të rinj që do të na zëvendësojme. Ne tani e rëndësishme është të japim maksimumin”, deklaroi Hysaj.
