Më shumë se 1400 qytetarë kanë përfituar rimbursim për tatimin e mbipaguar gjatë vitit të kaluar.
Administrata Tatimore njofton se deri më tani janë 1,430 individë përfitues, ndërsa vlera totale e rimbursimeve arrin në rreth 217 mijë euro.
Tatimet theksojnë se kjo është një lehtësi fiskale që vjen për herë të parë për prindërit me fëmijë nën 18 vjeç krijon mundësi për përfitim nga deklarimi korrekt i të ardhurave.
Administrata Tatimore bën të ditur se procesi i rimbursimit po vijon, me synimin që të përfitojnë të gjithë qytetaret që në dorëzimin e DIVA 2025, rezultojnë me tatim të mbipaguar.










Komente
Komento