Një ruter paralizoi qiellin amerikan! Hetim ndaj kontraktorit qeveritar pas kaosit me mijëra fluturime

Një ruter paralizoi qiellin amerikan! Hetim ndaj kontraktorit qeveritar pas kaosit me mijëra fluturime

20:32, 15/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një defekt në pajisjet e rrjetit të komunikimit mund të ketë shkaktuar paralizimin e trafikut ajror në të gjithë SHBA-në, të premten, më 13 nëntor. Sipas një hetimi paraprak të publikuar nga agjencia Reuters, dyshohet se problemi lidhet me ruterë të instaluar nga kontraktori qeveritar L3Harris, gjatë punimeve për modernizimin e linjave të telekomunikacionit.

Sekretari amerikan i Transportit, Sean Duffy, deklaroi se pajisjet gjeneruan mbi 1 mijë përpjekje lidhjeje çdo 4-5 sekonda, duke mbingarkuar rrjetin dhe shkaktuar paqëndrueshmëri në komunikimet mes kontrollorëve të trafikut ajror, avionëve dhe sistemeve të radarëve. Problemi preku 17 nga 22 qendrat kryesore të kontrollit ajror të FAA-së, duke detyruar autoritetet të urdhëronin ndalimin kombëtar të fluturimeve për afro pesë orë.

Sipas FAA-së, rreth 12 462 fluturime u anuluan vetëm të premten, ndërsa mbi 3 500 avionë që ndodheshin në ajër u ulën në mënyrë të sigurt. Autoritetet amerikane po hetojnë ende përgjegjësinë e kompanisë L3Harris dhe mundësinë e një defekti teknik apo gabimi njerëzor. Deri më tani, FAA ka deklaruar se nuk ka prova për një sulm kibernetik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco