Trajneri Maran: Jemi rritur, skuadra ka dhënë gjithçka në fushë

Kombëtarja | 8 minuta më parë

Trajneri i kuqezinjve, Rolando Maran ka komentuar suksesin e arritur në Ligën e Kombeve, fitore 2-0 në ndeshjen e fundit përballë Bjellorusisë dhe vendin e parë në grup.

“Një falënderim për skuadrës, sepse ka dhënë gjithçka në fushë. Përshtypja ime për këtë rrugëtim është se skuadra e ka nisur duke punuar shumë mirë. Kjo është parë dhe në fushën e lojës, ka patur një rritje nga ndeshja e parë e deri më sot, duke bërë gjithnjë e më shumë dhe duke qenë të vetëdijshëm për atë që po bënim. Mendoj se ka qenë një rritje e përgjithshme, sepse disa shifra nuk arrihen lehtë. Kemi arritur disa shifra të jashtëzakonshme duke kaluar dhe renditje të mëparshme, kjo tregon shumë për rrugëtimin që kemi bërë. Përveç kësaj, ne kemi krijuar dhe një lidhje, një besim me tifozët tanë dhe kjo është ajo që e bën çdo gjë edhe më të madhe.

“Jam shumë i lumtur, sepse kur arrin objektivin, nuk është gjithmonë perceptimi në momentin që vjen sa mund të ndikosh në ekip. Përtej ndeshjeve të qershorit, ku sapo erdhe dhe shkuam në fushë pa provuar e parë asgjë, por pastaj ekipi u rrit. Por edhe pse kishte një qasje nga ata dhe pjesëmarrje në këtë projekt e rritje që ishte thelbësore, kur është ky bashkëpunim e dëshirë për të bërë atë që thotë trajneri, bëhet gjithçka shumë më e thjeshtë”.

“Europiani? Bëjnë mirë që e duan të gjithë. Mendoj se kjo fitore duhet të japë shumë krenari për këtë ekip e kombëtare, për mënyrën si erdhi përtej rezultateve. Jam i lumtur për tifozët, presidentin që besoi te puna ime. Më kënaq që do përfitojë e gjithë federata nga ky sukses, janë kushtet e duhura për të synuar për të bërë një Europian”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme