Rey Manaj kalon Alban Bushin, bëhet golashënuesi i dytë më i mirë i Kombëtares shqiptare dhe ndjek Erion Bogdanin

Rey Manaj kalon Alban Bushin, bëhet golashënuesi i dytë më i mirë i Kombëtares shqiptare dhe ndjek Erion Bogdanin

20:26, 15/11/2026

Goli i shënuar sot nga Rey Manaj në pjesën e parë përballë Bjellorusisë, ka bërë që sulmuesi i Kombëtares shqiptare të shkonte në kuotën e 15 golave me fanellën e kuqezinjve.

Sulmuesi kësisoj është ngjitur në ndeshjen e tij të 51-të si kuqezi, në vendin e dytë në renditjen e të gjitha kohëve sa u përket golashënuesve të Kombëtares shqiptare.

Ai ka lënë pas tashmë Alban Bushin me të cilin ndante këtë pozicion dhe është i vetëm në ndjekje të rekordmenit të historisë kuqezi, Erjon Bogdanit, i cili është ndalur në kuotën e 18 golave.

Viti 2026 ka qenë më i miri në karrierën me Kombëtaren për Manajn, i cili ka shënuar 4 gola, të gjithë në Ligën e Kombeve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco