• Kreu
REPORT.AL
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
REPORT.AL
No Result
View All Result
Home Botë

“Media publike do të marrë para nga buxheti”/ Mijëra qytetarë në Pragë protestojnë kundër qeverisë

by Bota Bota
November 15, 2026
in Botë
“Media publike do të marrë para nga buxheti”/ Mijëra qytetarë në Pragë protestojnë kundër qeverisë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Mijëra qytetarë janë mbledhur në qendër të Pragës për të protestuar kundër planit të qeverisë çeke për të hequr tarifën e licencës për televizionin dhe radion publike dhe për ta zëvendësuar atë me financim nga buxheti i shtetit. Protestuesit paralajmërojnë se ndryshimi i skemës së financimit mund t’u japë politikanëve më shumë ndikim mbi median publike dhe të rrezikojë lirinë e shtypit.

Protesta e së dielës u organizua nga shoqata “Milion Momente për Demokraci”, e cila pretendoi se në tubim morën pjesë rreth 400 mijë persona. Kundërshtimet janë shtuar që prej muajit të kaluar, kur parlamenti miratoi draftin e parë të propozimit të qeverisë.

Aktualisht, familjet çeke paguajnë 205 korona në muaj, rreth 9.44 dollarë, për financimin e televizionit dhe radios publike.

Një prej protestuesve, pensionistja 72-vjeçare Milana Rudolfova, tha për Reuters se televizioni publik çek përfaqëson një garanci për informimin e drejtë dhe objektiv.

 

 

“E di që i gjithë televizioni ynë çek është një garanci e së vërtetës dhe objektivitetit. Nëse nuk kemi televizion dhe radio publike, atëherë për fat të keq nuk do të jemi në gjendje të besojmë më asgjë”, u shpreh ajo.

Qeveria e koalicionit, e përbërë nga partia populiste ANO dhe dy parti euroskeptike të krahut të djathtë, këmbëngul se ndryshimi nuk do të cenojë pavarësinë editoriale të transmetuesve publikë. Kryeministri Andrej Babis ka mohuar se synimi është vendosja e kontrollit politik mbi median, duke argumentuar se sistemi aktual i financimit është i vjetëruar dhe se transmetuesit duhet të reduktojnë kostot.

“Sistemi i financimit po ndryshon, askush nuk dëshiron të kontrollojë median publike, askush nuk dëshiron t’u diktojë atyre se çfarë duhet të thonë dhe të bëjnë, askush nuk dëshiron t’i shtetëzojë ato”, deklaroi Babis për Agjencinë Çeke të Lajmeve.

Ai argumentoi gjithashtu se ndryshime të ngjashme janë ndërmarrë edhe në vende të tjera evropiane.

Kritikët e projektligjit kanë krahasuar nismën e qeverisë çeke me ndryshimet e ndërmarra në Hungari gjatë qeverisjes së Viktor Orbán, i cili u akuzua për vendosjen e kontrollit të fortë politik mbi median shtetërore.

Ndërkohë, disa vende evropiane, si Franca dhe Norvegjia, e kanë braktisur tashmë modelin e tarifës së licencës. Franca e hoqi atë në vitin 2022, duke kaluar në financimin e medias publike përmes një pjese të të ardhurave nga TVSH-ja. Norvegjia e ndërmori këtë ndryshim në vitin 2020, duke i transferuar fondet e transmetuesit publik në buxhetin kombëtar.

Gjatë protestës në Pragë, disa qytetarë mbanin kapele prej gazetash, në homazh të personazhit të animuar Vecernicek, i cili prej dekadash prezanton përralla për fëmijë në Televizionin Çek.

Shqetësimet për lirinë e medias janë shtuar edhe për shkak të përplasjeve të mëparshme mes kryeministrit Babis dhe mediave. Në qershor, Pavol Szalai, drejtor i Byrosë së Pragës të organizatës “Reporterë pa Kufij”, deklaroi se sulmet politike ndaj mediave private dhe publike janë bërë një prej tipareve dalluese të drejtimit të tij si kryeministër.

Tags: PrageProtestë
Previous Post

Kaosi me mbi 18 mijë fluturime të anuluara/ Trump fajëson Biden: Na la një sistem 50-vjeçar, Kongresi të miratojë fondin prej 50 miliardë dollarësh

Bota Bota

Bota Bota

TË FUNDIT

“Media publike do të marrë para nga buxheti”/ Mijëra qytetarë në Pragë protestojnë kundër qeverisë

“Media publike do të marrë para nga buxheti”/ Mijëra qytetarë në Pragë protestojnë kundër qeverisë

November 15, 2026
Kaosi me mbi 18 mijë fluturime të anuluara/ Trump fajëson Biden: Na la një sistem 50-vjeçar, Kongresi të miratojë fondin prej 50 miliardë dollarësh

Kaosi me mbi 18 mijë fluturime të anuluara/ Trump fajëson Biden: Na la një sistem 50-vjeçar, Kongresi të miratojë fondin prej 50 miliardë dollarësh

November 15, 2026
Shqipëria mbyll llogaritë, ngjitet në Ligën B, triumf me zemër ndaj Bjellorusisë

Shqipëria mbyll llogaritë, ngjitet në Ligën B, triumf me zemër ndaj Bjellorusisë

November 15, 2026
Po protestonin paqësisht, efektivët shoqërojnë disa qytetarë

Po protestonin paqësisht, efektivët shoqërojnë disa qytetarë

November 15, 2026
“Nuk ka dialog, Rama nuk e meriton”/ Studentja: Kemi humbur besimin te kjo qeveri, nuk na meriton më!

“Nuk ka dialog, Rama nuk e meriton”/ Studentja: Kemi humbur besimin te kjo qeveri, nuk na meriton më!

November 15, 2026
Rrjetat dhe eksplozivët, peshkimi i paligjshëm rrezikon ekosistemin detar në Vlorë

Rrjetat dhe eksplozivët, peshkimi i paligjshëm rrezikon ekosistemin detar në Vlorë

November 15, 2026
Shqipëria feston në Budapest, realizon gol Manaj (VIDEO)

Shqipëria feston në Budapest, realizon gol Manaj (VIDEO)

November 15, 2026
Pa ujë, ushqim, të lidhura pas karrocave dhe në temperatura të larta! Tmerr në Skoci, dadoja braktisi 27 fëmijë në banesë

Pa ujë, ushqim, të lidhura pas karrocave dhe në temperatura të larta! Tmerr në Skoci, dadoja braktisi 27 fëmijë në banesë

November 15, 2026
Protesta, përplasje brenda Partisë dhe konflikti me Veliajn! Der Standard: Rama duket gjithmonë e më nervoz!

Protesta, përplasje brenda Partisë dhe konflikti me Veliajn! Der Standard: Rama duket gjithmonë e më nervoz!

November 15, 2026
VIDEO/ Rekord emigrantësh në Ishujt Kanarie, 1,500 persona mbërrijnë brenda një dite! Presidenti: Nuk po i përballojmë dot!

VIDEO/ Rekord emigrantësh në Ishujt Kanarie, 1,500 persona mbërrijnë brenda një dite! Presidenti: Nuk po i përballojmë dot!

November 15, 2026

REPORT.AL

Portali report.al është një media online e pavarur që sjell lajme, analiza dhe informacione të sakta në kohë reale. Me fokus tek transparenca dhe vërtetësia, portali synon t’u ofrojë lexuesve shqiptarë një burim të besueshëm lajmesh nga politika, ekonomia, shoqëria dhe ngjarjet ndërkombëtare.

RUBRIKAT

  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

MË TË KLIKUARAT

  • Me kallash në dorë, PAMJE nga momenti kur Izmir Sakica, Samuel Troshani dhe Alind Kajoshi dhunojnë Vladimir Bruçin

    Me kallash në dorë, PAMJE nga momenti kur Izmir Sakica, Samuel Troshani dhe Alind Kajoshi dhunojnë Vladimir Bruçin

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aksidenti në rrugën e Arbërit: 2 viktima dhe disa të plagosur, emrat

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • I kërkoi të birit të dorëzohej në polici, por u vra me tritol në makinë/ “Në Shënjestër” “zbërthen” ekzekutimin e Isuf Jaçajt në Sarandë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

© 2025 REPORT.AL

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport

© 2025 REPORT.AL