Maran: Kemi krijuar diçka të bukur, tani duam Europianin

Maran: Kemi krijuar diçka të bukur, tani duam Europianin

20:55, 15/11/2026

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, ka komentuar suksesin e kuqezinjve, duke theksuar rëndësinë e këtij rezultati për projektin që ka nisur prej marrjes së drejtimit të ekipit.

Në prononcimin për TV Klan pas ndeshjes, tekniku italian vlerësoi mbi të gjitha kontributin e futbollistëve, duke nënvizuar se merita kryesore për këtë arritje u takon atyre.

Maran u shpreh i lumtur për mënyrën se si është rritur skuadra, duke theksuar se rezultatet pozitive janë fryt i bashkëpunimit dhe besimit mes lojtarëve dhe stafit teknik.

Ai vuri në dukje edhe statistikat e përmirësuara, debutuesit e rinj dhe atmosferën e krijuar rreth Kombëtares, duke i konsideruar të gjitha këto elemente pozitive për vazhdimësinë.

Trajneri nuk fshehu kënaqësinë për mbështetjen e tifozëve dhe besimin e presidentit të Federatës, ndërsa theksoi se ky sukses është i rëndësishëm për të gjithë futbollin shqiptar.

I pyetur për Europianin, Maran u shpreh se ambicia është e mirëpritur dhe se kjo fitore duhet t'i japë krenari të gjithë ekipit dhe tifozëve.

“Janë kushtet e duhura për të synuar Europianin”, ishte mesazhi i trajnerit italian, që tashmë sheh përpara me optimizëm për vazhdimin e projektit kuqezi.

Maran: “Komplimentet i pranojmë. Ua thashë edhe lojtarëve që janë ata të cilët janë kryesorët. Gjëja e bukur është që fitorja e këtij grupi, ka sjellë bashkë shumë fitore të rëndësishme të vogla.

Shifrat janë të rëndësishme, një ngrohtësi nga tifozët që është përtej fitores, gjëja më e rëndësishme. Janë shifra që kanë përmirësuar çdo edicion tjetër, djem debutues, shumë gjëra pozitive qe do të jenë të mira për vijimin e këtij projekti.

Jam shumë i lumtur sepse kur arrin objektivin, nuk është gjithmonë perceptimi në momentin që vjen sa mund të ndikosh në ekip.

Përtej ndeshjeve të qershorit, ku sapo erdhe dhe shkuam në fushë pa provuar e parë asgjë, por pastaj ekipi u rrit. Por edhe pse kishte një qasje nga ata dhe pjesëmarrje në këtë projekt e rritje që ishte thelbësore, kur është ky bashkëpunim e dëshirë për të bërë atë që thotë trajneri, bëhet gjithçka shumë më e thjeshtë.

Europiani? Bëjnë mirë që e duan të gjithë. Mendoj se kjo fitore duhet të japë shumë krenari për këtë ekip e kombëtare, për mënyrën si erdhi përtej rezultateve. Jam i lumtur për tifozët, presidentin që besoi te puna ime. Më kënaq që do përfitojë e gjithë federata nga ky sukses, janë kushtet e duhura për të synuar për të bërë një Europian”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco