Autoriteti Italian për Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka gjobitur me 805 milionë euro kompaninë Meta, për përdorimin e fotografive dhe videove nga telefonat Android pa pëlqimin e posaçëm të përdoruesve. Hetimi, i nisur në vitin 2025, zbuloi se Facebook kishte akses në galerinë e telefonit përmes një autorizimi të përgjithshëm, pa informuar qartë përdoruesit për mënyrën e përdorimit të të dhënave.