Debat/ Nuk mund të flasim për protestën kur nuk jemi pjesë e saj! A ke qënë në shesh ti zotëri?

15 Nëntor 2026 | 22:14

Një debat është zhvilluar në studion e emisionit “Review” në Euronews Albania me Greta Topjanën mes gazetarit Gerti Shella, pedagoges Mirela Karabina dhe gazetarit Sebastian Zonja, lidhur me protestën.

Diskutimi nisi lidhur me qëllimet e fillesës së protestës, ku sipas Shellës qëllimi fillestar ka humbur dhe se palët mund të kishin gjetur një zgjidhje që në hapat e parë.

Nga ana e saj, Karabina ka mbrojtur kauzën e protestuesve, duke theksuar se fokusi te çështja e pronës përgjithëson një nga problematikat më të mëdha që vendi ka sot, duke përmendur shembuj si Zvërneci apo Teatri. Në të njëjtën linjë ka ndërhyrë edhe gazetari Sebastian Zonja.

Diskutimet:

Shella: Qëllimi pra qëllimet e fillesës, se ato janë tharmi, aty doli dynjaja.

Karabina: Në fakt ato ngritën për një gjë shumë të rëndësishme, se ju jeni dhe i ligjeve, u ngritën për pronën dhe ajo sigurisht përgjithëson të gjithë problematikat që ne kemi për pronat.

Shella: Pse nuk folim më për pronën?

Karabina: Foli për Zvërnecit, për teatrin, folën për gjithcka.

Shella: Unë mendoj që gjithë ai presion në qoftë se do të ishte: kemi ardhur për të përmbushur qëllimin tonë që ky investim në zonë të mbrojtur të anullohet, palët do ishin marrë vesh kohë më parë në kuptimin që mbaron ultimatumi. Ka humbur qëllimin ose s’ka qëllim ose mund të jetë qëllimi vetëm të dalësh në rrugë horizontalisht pa shkuar gjëkundi.

Zonja: Në qoftë se thua që do zhbësh ligjin për çështjen e pronës. Në qoftë se të thuash që këtë lloj ligji dhe thua personi që ka bërë këto ligje duhet të largohet, ju mendoni se është e gabuar?

Shella: Absolutisht jo.

Zonja: Pra nuk është e gabuar.

Shella: Absolutisht jo.

Zonja: Po atëherë pse nuk thoni të njëjtën gjë për protestën?

Karabina: Protesta nuk ka mbaruar, është duke vazhduar kështu që pa merak.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga Nano, grupi që votoi Bamir Topin, Kokëdhima e Spiropali! Të gjitha rastet e përjashtimeve nga PS

Modertorja Greta Topjana në nisje të emisionin “Review” në Euronews Albania ka paraqitur një tabelë me disa emra nga përjashtimet ndër vite nga Partia Socialiste....
20:50 | 15/11/2026

Bllokohen 2 tentativa për futjen e mallrave kontrabandë në Kapshticë

Dy raste të futjes së mallrave kontrabandë janë bllokuar në doganën e Kapshticës. Përmes një njoftimi doganë bën me dije se gjatë kontrollit të imtësishëm...
19:59 | 15/11/2026

Protestë para Kryeministrisë, të rinjtë gjuajnë topa futbolli (VIDEO)

Edhe këtë të diele, qytetarë dhe të rinjë janë mbledhur në proteste para godinës së Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Protesta, e...
19:35 | 15/11/2026