“Telenovela” e dashurisë mes Mateos dhe Brikenës ka nisur sërish episodin e saj të radhës, ku flitet për një krizë në marrëdhënien e tyre.
Dashuria e tyre, ashtu si dhe në shtëpinë më të famshme, “Big Brother VIP Albania”, jashtë zhvillohet me heqje nga “Instagrami”, ku mesa duket u zbulua dhe arsyeja e kësaj të fundit. Sipas “Prive By LS”, bëhet me dije se debatet në çift kanë vazhduar dhe se në qendër të mosmarrëveshjeve është xhelozia.
Të lidhura
None found
Kujtojmë se çifti shumë i dashur për publikun janë njohur brenda shtëpisë së “BBV”, ndërsa dhe jashtë vazhdon me ulje dhe ngritje, por këtë herë asnjëri prej tyre nuk ka preferuar të reagojë për lajmet që janë duke qarkulluar ditëve të fundit.







