Vendosni fjalën kyçe....

DIVA 2025, vijojnë rimbursimet: 1,430 individë përfitojnë 217 mijë euro


Administrata Tatimore vijon procesin e rimbursimit të të ardhurave të deklaruara përmes Deklaratës Individuale Vjetore të të Ardhurave (DIVA) 2025, duke shpërndarë përfitimet për individët që kanë deklaruar tatimin e mbipaguar dhe kanë aplikuar zbritjet për fëmijët.

Sipas njoftimit të Administratës Tatimore, në këtë fazë janë 1,430 individë përfitues, për të cilët është në proces rimbursimi një vlerë totale prej rreth 217 mijë eurosh.

Bëhet fjalë për tatimpagues që kishin deklaruar me vonesë të dhënat e llogarive të tyre bankare, duke vonuar kështu edhe procesin e kalimit të shumave përkatëse.

Administrata Tatimore bën të ditur se vijon angazhimin për përmbylljen e procesit, me synimin për të garantuar transparencë dhe korrektësi në shpërndarjen e rimbursimeve për qytetarët.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Monitor