Kënga serbe në Forumin e Zgjerimit në Bruksel, Zulfaj i kërkon Marta Kos shpjegime dhe masa

Interpretimi në hapje të Forumit të Zgjerimit të BE-së në Bruksel i një kënge nacionaliste serbe, që sipas Jeton Zulfajt mohon shtetësinë e Kosovës, ka nxitur reagimin e fortë të kryenegociatorit të Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Ai e ka quajtur ngjarjen një skandal të papranueshëm dhe i ka kërkuar komisioneres për Zgjerim, Marta Kos, të japë shpjegime për rastin dhe për masat që do të pasojnë.

Në një postim në rrjetin social “X”, Zulfaj ka kërkuar sqarime edhe për mungesën e një ftese për Kosovën në këtë forum. Siç përcjell “Bota sot”, ai ka vënë në dukje përparimin demokratik të vendit, si dhe përputhjen e tij me politikën e jashtme dhe vlerat e Bashkimit Evropian.

Të lidhura

None found

Duke shprehur tronditjen për raportimet mbi atë që kishte ndodhur atë mbrëmje në aktivitetin e BE-së për zgjerimin në Bruksel, Zulfaj ka kundërshtuar përfshirjen e këngës në ceremoninë hapëse.

Sipas tij, kënga nacionaliste serbe që u interpretua në hapjen e forumit jo vetëm mohon shtetësinë e Kosovës, por është shkruar në periudhën kur Millosheviqi, të cilin ai e ka cilësuar si kasapin e Ballkanit, po shfuqizonte të drejtat e Kosovës dhe po shtypte popullin e saj.

Zulfaj ka theksuar se një ngjarje e tillë është skandaloze dhe nuk mund të pranohet, duke nënvizuar se aktivitetet e Bashkimit Evropian kushtuar zgjerimit nuk duhet të shërbejnë si skenë për nacionalizmin serb.

Nga komisionerja Kos, ai pret të mësojë se si është lejuar ky rast dhe çfarë veprimesh do të ndërmarrë ajo. Njëkohësisht, ka kërkuar të dijë përse Kosova nuk mori ftesë, kur, sipas tij, gjatë kësaj dekade ajo ka shënuar përparimin më të madh demokratik në Ballkanin Perëndimor dhe është tërësisht në përputhje me politikën e jashtme dhe vlerat e BE-së.


grandpashabet facebookBursa Escortgrandpashabet facebookcasibomgrandpashabet resmi girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetgrandpashabet girişkahraman haberdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişpadişahbetonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftextrabetjojobetpusulabetgrandpashabet girişjojobetjojobetjojobet telegramjojobet