Anglia i jep fund serisë prej 43 ndeshjesh pa humbje të Spanjës

Anglia i ka dhënë fund serisë prej 43 ndeshjesh pa humbje të Spanjës, duke e mposhtur me rezultat 3:2 në ndeshjen e fundit të Grupit A3 të Ligës së Kombeve.

Me këtë fitore, të arritur të dielën në stadiumin “Metropolitano” në Madrid, Anglia e siguroi vendin e parë në grup me 15 pikë. Me pikë të njëjta e përfundoi garën edhe Spanja, por me goldallim më të dobët.

Anglia, falë përfundimit në vendin e parë, do ta ketë avantazhin e terrenit vendas në ndeshjen e kthimit të çerekfinales.

Kapiteni Harry Kane kaloi Anglinë në epërsi në minutën e 45-të, duke realizuar nga penalltia.

Ezri Konsa e dyfishoi epërsinë në minutën e 53-të, ndërsa Ben White me asistim nga Jude Bellingham shënoi për 3:0 vetëm katër minuta më vonë.

Megjithatë, rrjedha e ndeshjes ndryshoi në minutën e 63-të, kur Elliot Anderson u përjashtua me karton të kuq. Ai, si lojtari i fundit në mbrojtje, ndali Lamine Yamalin dhe shkaktoi penallti, duke e lënë Anglinë me një futbollist më pak.

Shija e redaktorit

Presidenti kroat pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të dhjetorit

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të muajit dhjetor të këtij viti. Kështu ka mësuar Dukagjini nga burimet e veta...

Nufi: Shqipëria do ta mbrojë Kosovën, asnjë qeveri në Tiranë...

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, ka deklaruar se angazhimi i Shqipërisë për mbrojtjen e Kosovës është i pakushtëzuar, duke theksuar se asnjë...

Përkujtohet ditëlindja e heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti

Sot shënohet 64-vjetori i lindjes së komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti. Ai u lind më 1 nëntor 1962...

Të fundit nga rubrika