Reshjet nxjerrin në pah papërgjegjshmërinë institucionale, Bashkia dhe Prefektura pa masa për Gjirokastrën!”

Gjirokastra nën pushtetin e ujit! Reshjet e dendura të orëve të fundit kanë sjellë një sërë problematikash në qarkun e Gjirokastrës. Pusetat e bllokuara nga inertet dhe mungesa e ndërhyrjeve në kohë kanë shkaktuar përmbytje në rrugë, duke i kthyer disa prej tyre në kanale uji, ndërsa qyteti ngjan me Venecian.
Pavarësisht situatës së krijuar, deri më tani nuk evidentohet asnjë masë konkrete në terren nga Bashkia Gjirokastër dhe Prefektura për të parandaluar apo menaxhuar pasojat e reshjeve. Një situatë që ngre pikëpyetje mbi masat parandaluese dhe gatishmërinë e institucioneve për përballimin e dimrit.
360grade.al


















