Stuhi në Brazil kundër Ancelottit: “Nuk i ka dhënë organizim kombëtares, kushton shumë”

16 Nëntor 2026
7:58
Alfred Lleshi
back button

Humbja 3-2 ndaj Japonisë në Singapor ka ndezur polemikat në Brazil, ku Carlo Ancelotti po përballet me kritika të ashpra. Trajneri italian, që përfiton rreth 10 milionë euro në vit, nuk ka arritur ende t’i japë “Seleçaos” rezultatet dhe organizimin e pritur. Edhe eliminimi nga Botërori pas humbjes ndaj Norvegjisë ka rënduar pozitat e tij. Në krah i ka mbetur vetëm presidenti i federatës, Samir Xaud.

Analisti Cahê Mota i “GloboEsporte”, shkruan: “Skuadrës i mungojnë mekanizmat sulmues për të surprizuar kundërshtarët, presioni për të dominuar fushën dhe zgjidhjet për brishtësinë mbrojtëse. Me pak fjalë, i mungon organizimi”.

Edhe ish-sulmuesi Romário kërkoi largimin e italianit: “Ancelotti, mjaft! Merr gjërat dhe largohu. President, është koha të tregosh guximin për të marrë një vendim”.

Ancelotti e ka drejtuar Brazilin në 21 ndeshje që nga qershori 2025, me bilanc: 12 fitore, 4 barazime dhe 5 humbje. Shifra që konsiderohen të pamjaftueshme për një kombëtare me pesë tituj botërorë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit