Estonia do të mbyllë të gjitha pikat kufitare me Rusinë pas sulmit ndaj kompanisë së prodhimit të dronëve

Kryeministri i Estonisë, Kristen Michal, tha se mbyllja e pikave kufitare është e nevojshme për të zvogëluar rrezikun e sulmeve të tjera dhe për të dërguar një mesazh të qartë se sulmet ndaj industrisë dhe kapaciteteve mbrojtëse të Estonisë janë të papranueshme.

Ai e lidhi këtë incident me mbështetjen e vazhdueshme të Estonisë për Ukrainën, duke thënë se qëllimi i Rusisë është të krijojë frikë, të shkaktojë hezitim dhe të dobësojë përkrahjen për Ukrainën.

“Përgjigjja e Estonisë do të jetë e kundërta. Ne do ta forcojmë sigurinë tonë, do të bashkëpunojmë edhe më ngushtë me bizneset dhe aleatët tanë, do të rrisim presionin ndaj Rusisë dhe do të vazhdojmë ta mbështesim Ukrainën”, deklaroi Michal.

Edhe ministri i Jashtëm i Estonisë, Margus Tsahkna, paralajmëroi se Rusia duhet ta kuptojë se veprimet armiqësore ndaj Estonisë do të kenë pasoja, raporton Thr Guardian.

“Përpjekjet për të na frikësuar, destabilizuar apo cenuar sigurinë tonë nuk do të mbeten pa përgjigje”, tha ai.

Estonia ka tri pika kufitare me Rusinë: Narva në veri, si dhe Koidula dhe Luhamaa në jug. Autoritetet nuk kanë bërë të ditur se për sa kohë do të mbeten të mbyllura këto pika.

Ky është rasti i dytë i një sulmi të tentuar ndaj një kompanie estoneze të industrisë së mbrojtjes, të cilin autoritetet ia atribuojnë Rusisë. Në gusht, një zjarrvënie e qëllimshme ishte regjistruar edhe në kompaninë Milrem Robotics.

Shija e redaktorit

Presidenti kroat pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të dhjetorit

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të muajit dhjetor të këtij viti. Kështu ka mësuar Dukagjini nga burimet e veta...

Nufi: Shqipëria do ta mbrojë Kosovën, asnjë qeveri në Tiranë...

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, ka deklaruar se angazhimi i Shqipërisë për mbrojtjen e Kosovës është i pakushtëzuar, duke theksuar se asnjë...

Përkujtohet ditëlindja e heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti

Sot shënohet 64-vjetori i lindjes së komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti. Ai u lind më 1 nëntor 1962...

Të fundit nga rubrika