Skuadra e San Antonio është në një moment të mirë këtë sezon në NBA, duke korrur sot fitoren e 10-të radhazi. Spurs mundën 110-102 Utah Jazz jashtë fushe, sfidë ku u dallua Dylan Harper, autor i 31 pikëve.
Edhe Lakers nuk zhgënjejnë, duke mundur 131-123 Phoenix në shtëpinë e këtij të fundit dhe korrën suksesin e tetë radhazi. Tjetër ndeshje magjike për Luka Doncic, autor i 43 pikëve. Fitojnë edhe Clippers, që falë 27 pikëve të Garland mundën 113-105 Charlotte.
Pas kohës shtesë fitojnë kampionët e New York, që mundën 112-108 Toronto, sfidë ku Brunson e Towns realizuan nga 28 pikë secili. Ndërsa Philadelphia, falë 31 pikëve të Jaylen Brown, mundi 131-124 Indiana.
NBA-Rezultatet e sotme
Philadelphia – Indiana, 131-124
Phoenix – Lakers, 123-131
Clippers – Charlotte, 113-105
Utah Jazz – San Antonio, 102-110
Boston – Dallas, 131-94
Toronto – New York, 108-112
Washington – Houston, 119-147
Milwauke – Atlanta, 106-113
Sacramento – Oklahoma, 103-125







