Aksident te Kroni i Mbretit, vetura përfundon në kanal – kolona të gjata drejt Prishtinës
Një veturë ka përfunduar në kanal në zonën e Kronit të Mbretit, duke shkaktuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve në drejtim të Prishtinës.
Si pasojë e këtij aksidenti, janë krijuar kolona të gjata automjetesh.
Deri më tani, nuk ka informacione për persona të lënduar apo për rrethanat që çuan në daljen e veturës nga rruga.
Ngasësit që qarkullojnë në këtë segment rrugor këshillohen të kenë kujdes të shtuar. /Telegrafi/


Nga
Telegrafi
7 minuta më parë
Top Lajme
Jobs
Real Estate




























