Charlize Theron zgjodhi një kombinim të guximshëm për paraqitjen e saj në edicionin e 17-të të Governors Awards në Los Angeles.

Aktorja u shfaq me një fustan të gjatë të kuq, ku detaji që e dallonte ishte kombinimi i prerjeve të hapura me një reçipetë lëkure në të njëjtën nuancë.


Fustani kishte një dekolte të thellë dhe shpinë tërësisht të hapur, ndërsa pjesa e pasme ishte e prerë në mënyrë asimetrike, duke zbuluar një pjesë të të pasmeve.

Reçipeta prej lëkure, e vendosur mbi fustanin e kuq, krijonte një kontrast mes materialeve dhe i jepte veshjes një karakter më të guximshëm.

Aktorja e mbajti pjesën tjetër të kombinimit më të thjeshtë. Ajo zgjodhi këpucë të zeza me majë të mprehtë, vathë diamanti dhe disa unaza.

Flokët i kishte mbledhur në një topuz elegant, ndërsa grimin e plotësoi me buzëkuq të kuq, në harmoni me veshjen.

Megjithatë, pikërisht prerja e pazakontë e fustanit u bë objekt diskutimi në rrjetet sociale.

Disa përdorues kritikuan pjesën e pasme, duke e konsideruar jo fort të realizuar, ndërsa të tjerë vlerësuan zgjedhjen e ngjyrës dhe kombinimin me lëkurën. /Telegrafi/