Tragjedi në Tajlandë, 11 viktima nga zjarri që përfshiu një ndërtesë në Phuket (VIDEO)

16 Nëntor 2026 | 09:13

Një tragjedi është regjistruar të hënën në mëngjes në Tajlandë, ku 11 persona humbën jetën dhe 17 të tjerë mbetën të plagosur nga një zjarr që përfshiu një ndërtesë në Phuket.

Zjarri shpërtheu rreth orës 02:00, në një dyqan me qira motoçikletash në katin përdhes, dhe më pas u përhap në katet e sipërme, ku ndodheshin njësi banimi.

Sipas shefit të policisë, viktimat duket se janë përpjekur t’i shpëtonin flakëve duke u ngjitur në katet më të larta të ndërtesës. Një trup u gjet në katin e tretë, ndërsa dhjetë të tjerët në katin e pestë.

Guvernatori i Phuketit, Chondarin Koensom, bëri të ditur se në dyqanin e motoçikletave ndodheshin rreth 100 mjete, si dhe sasi karburanti, vaj motori, materiale plastike dhe goma. Këto materiale mund të kenë ndikuar në përhapjen e shpejtë të flakëve dhe krijimin e tymit të dendur e toksik.

Nga zjarri u plagosën 17 persona, mes tyre 15 shtetas tajlandezë dhe një shtetas i Myanmarit. Policia sqaroi se mes viktimave dhe të plagosurve nuk kishte turistë.

Hetimet për përcaktimin e shkakut të zjarrit vijojnë. Një zëdhënës i policisë tha se provat paraprake tregojnë se një transformator elektrik pranë ndërtesës kishte shpërthyer pak para se të niste zjarri.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zelensky i kërkon Musk heqjen e kufizimeve të Starlink: Ukraina rrezikon humbjen e lidhjes me dronët

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy i ka kërkuar SHBA-së dhe Elon Musk të heqin kufizimet e vendosura në rrjetin Starlink, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes për...
08:55 | 16/11/2026

Franca mposht Turqinë, Belgjika triumfon ndaj Italisë dhe siguron çerekfinalet

Franca fitoi 2-1 ndaj Turqisë, duke përfunduar në krye të Grupit A1 të Ligës së Kombeve, ndërsa Belgjika mposhti Italinë me rezultatin 4-1 dhe siguroi...
08:39 | 16/11/2026

Zelensky: Kapaciteti rus i përpunimit të naftës është reduktuar me mbi 55%

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, deklaroi se kapaciteti i Rusisë për përpunimin e naftës është reduktuar me më shumë se 55% si pasojë e sanksioneve dhe...
08:24 | 16/11/2026