Duka: Edicion fantastik! Sonte duhet vetëm të festojmë!

Duka: Edicion fantastik! Sonte duhet vetëm të festojmë!

08:33, 16/11/2026

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka reaguar pas suksesit të Kombëtares shqiptare në Ligën e Kombeve, duke përgëzuar lojtarët dhe stafin teknik për paraqitjet gjatë këtij edicioni.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Duka e ka cilësuar këtë një edicion fantastik, duke veçuar karakterin, përkushtimin dhe dëshirën për fitore që kuqezinjtë treguan në fushën e lojës. Kreu i FSHF-së nuk e ka fshehur zhgënjimin për humbjen në Helsinki, të cilën e konsideron të pamerituar, por ka theksuar se tashmë është momenti për të festuar arritjet e skuadrës.

“Me përjashtim të humbjes në Helsinki, që për mua ishte e pamerituar, dua të falënderoj dhe të uroj çunat për paraqitjet e tyre, për karakterin e treguar në çdo sfidë, për dëshirën dhe vendosmërinë për të fituar, për dashurinë ndaj fanellës kuqezi dhe për përkushtimin nga minuta e parë deri në vërshëllimën e fundit”, shkruan Duka.

Një vlerësim të veçantë presidenti i FSHF-së ka rezervuar edhe për stafin teknik, duke nënvizuar përmirësimin e dukshëm të Kombëtares dhe rezultatet e arritura, në krahasim me paraqitjet e muajit qershor.

Duka ka renditur gjithashtu arritjet e Shqipërisë në këtë edicion: vendin e parë në grup, kualifikimin në fazën tjetër, ngjitjen në Ligën B, si dhe një rekord të ri me 15 pikë të grumbulluara dhe 12 gola të shënuar.

“Urime Shqipëri, urime shqiptarë! Sonte duhet vetëm të festojmë!”, e mbyll mesazhin e tij Armand Duka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco