Mirra Andreeva, 19 vjeçe dhe numri 3 në botë, triumfoi në Wta Finals të Indian Wells-it. Tenistja ruse mundi në finale, për herë të dytë brenda një jave, ukrainasen Elina Svitolina.
Ndeshja përfundoi me rezultatin 7-5, 6-3.
Ishte një turne mjaft pozitiv për Andreeva-n, e cila e nisi rrugëtimin e saj duke mundur pikërisht Svitolina-n. Rusja tregoi një formë shumë të mirë, duke i lënë 4 game Aryna Sabalenka-s, 3 game Diana Shnaider-it dhe 7 game në gjysmëfinale Jessica Pegula-s.
Andreeva është tenistja e tretë në histori që fiton Wta Finals-in në debutim pa humbur asnjë set, pas Chris Evert në vitin 1972-shin dhe Serena Williams-in më 2001-shin.