Aktualitet

Sherr me thika në burgun e Durrësit, një i plagosur!

Një konflikt mes dy të burgosurve në Durrës, përfundoi me plagosjen e Ilir Bibës me thikë. Për ngjarjen e ndodhur dje, u arrestua në flagrancë Muharrem Bugjisha, i dyshuar si autor i plagosjes.

Sipas njoftimit të Agjencisë së Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (AMSEVP), gjatë një konflikti, Bugjisha goditi me mjet prerës Bibën.

Pas arrestimit, materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

Muharrem Bugjisha dyshohet për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve penale”, të parashikuara nga nenet 89 dhe 324/a të Kodit Penal.

Ndërkohë, AMSEVP ka nisur verifikimet edhe për punonjësit e Burgut të Durrësit, për të evidentuar nëse pati shkelje ligjore apo përfshirje të tyre në këtë ngjarje.