GJKKO rrëzon kërkesën e Adriatik Llallës për parashkrimin e dënimit me 2 vite burg

16 Nëntor 2026 | 09:29

Gjykata e Posaçme rrëzoi kërkesën e ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla, për parashkrimin e dënimit me dy vite burg, të dhënë ndaj tij për veprat penale që lidhen me fshehjen dhe mosdeklarimin e pasurisë.

Vendimi është marrë nga gjyqtarja Etleva Deda, ndërsa SPAK, i përfaqësuar nga prokurorja Enkeleda Millonai, u shpreh kundër kërkesës së ish-kryeprokurorit. Llalla u përfaqësua në seancë nga avokati Sokol Hazizaj.

Ish-Prokurori i Përgjithshëm është dënuar me dy vite burg për fshehje dhe mosdeklarim pasurie, por vendimi nuk është ekzekutuar, pasi ai u largua nga Shqipëria.

Përmes kërkesës së depozituar në Gjykatën e Posaçme, Llalla kërkoi pushimin e çështjes, duke pretenduar se dënimi ndaj tij ishte parashkruar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e Valter Fjerzës në Hot të Ri, arrestohet pas tre vitesh një nga të dyshuarit si bashkautor

Policia e Shkodrës ka finalizuar operacionin e koduar “Target”, duke kapur një prej personave të shpallur në kërkim për vrasjen e 33-vjeçarit Valter Fjerza, ngjarje...
09:12 | 16/11/2026

Shqipëria shkëlqeu në Ligën e Kombeve, Duka: Një edicion fantastik, presim suksese të tjera

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armand Duka, ka reaguar pas fitores së Shqipërisë ndaj Bjellorusisë ditën e djeshme dhe sigurimit të vendit të...
09:00 | 16/11/2026

Përleshje në Burgun e Durrësit, plagoset me thikë një i dënuar, arrestohet autori i dyshuar

Një konflikt mes dy të dënuarve në Burgun e Durrësit ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre. Ngjarja është regjistruar më 15 nëntor 2026,...
08:34 | 16/11/2026