Një shpërthim me tritol është regjistruar gjatë natës në një dyqan lulesh në zonën e Tufinës, në Tiranë. Biznesi është në pronësi të Asllan Koçit.
Kjo është hera e dytë që dyqanit i vendoset lëndë plasëse brenda një periudhe të shkurtër kohore. Herën e parë shpërthimi u regjistrua në 1 nëntor, rreth orës 02:45.
Për mediat, pronari i biznesit dyshon se shkak mund të jetë djali që luan bixhoz. Sipas 65-vjeçarit, autorët ende në kërkim nga policia i kanë kërkuar 24 mln lekë të reja.
“Situata është shumë keq, kjo është hera e dytë. Prej djalit që luan bixhoz, më kanë marrë lekë, duan dhe 240 milionë. Përnatë kam qëndruar roje. Policia ka nisur kërkimet, por ende nuk e ka kapur”, thotë Asllan Koçi.













