Qeveria miraton vendimin, ndërpritet tregtimi i rrymës me kompanitë nga Serbia

Qeveria e Kosovës ka miratuar të hënën vendimin për ndalimin e tregtimit të energjisë elektrike me kompanitë serbe.

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se kjo masë po ndërmerret si kundërpërgjigje ndaj Serbisë, e cila, sipas tij, tash e gjashtë vjet po bllokon linjat ndërkufitare për tregtimin e energjisë elektrike.

Vendimi përfshin ndalimin e blerjes, shitjes, importit dhe eksportit të energjisë elektrike me kompanitë serbe, qoftë drejtpërdrejt apo përmes transitit dhe rishitjes në një apo më shumë shtete të treta.

Kurti ka paralajmëruar se kjo është masa e parë ndaj Serbisë dhe se ajo mund të përshkallëzohet nëse nuk ka reflektim.

“Do të ndalojmë tregtimin e energjisë elektrike me kompanitë serbe si masë e parë ndaj Serbisë për bllokimin e linjave ndërkufitare për tregtim, e cila mund të përshkallëzohet në të ardhmen nëse nuk ka reflektim”, ka deklaruar Kurti.

Krahas këtij vendimi, Qeveria ka paraparë edhe masa për të përballuar vështirësitë në sektorin e energjisë. Ato përfshijnë obligimin publik për Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) që të sigurojë një sasi të kapaciteteve ndërkufitare për muajin dhjetor, si dhe obligimin për ndërmarrjen “Ibër-Lepenci” që ta shesë energjinë për furnizimin e shërbimit publik.

Shija e redaktorit

Presidenti kroat pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të dhjetorit

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të muajit dhjetor të këtij viti. Kështu ka mësuar Dukagjini nga burimet e veta...

Nufi: Shqipëria do ta mbrojë Kosovën, asnjë qeveri në Tiranë...

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, ka deklaruar se angazhimi i Shqipërisë për mbrojtjen e Kosovës është i pakushtëzuar, duke theksuar se asnjë...

Përkujtohet ditëlindja e heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti

Sot shënohet 64-vjetori i lindjes së komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti. Ai u lind më 1 nëntor 1962...

Të fundit nga rubrika