Aktualitet

Sërish shpërthim tritoli në një dyqan lulesh në Tufinë, i dyti në 2 javë!

Një shpërthim me tritol u regjistrua gjatë natës në një dyqan lulesh në zonën e Tufinës, në Tiranë, i dyti në dy javë.

Biznesi rezulton në pronësi të shtetasit Asllan Koçi.

Nuk pati të lënduar, ndërsa njoftohet se grupi hetimor po kryen veprimet për identifikimin e autorit apo autorëve, si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes të përsëritur në kohë të shkurtër.