Një tjetër shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar gjatë natës në një dyqan lulesh në zonën e Tufinës, në Tiranë.
Bëhet fjalë për biznesin në pronësi të Asllan Koçit, i cili është bërë objekt i një tjetër sulmi të ngjashëm rreth dy javë më parë.
Të lidhura
None found
Policia ka bashkuar dy ngjarjet dhe po heton për te zbardhur rrethanat.
Në sajë të hetimeve dhe nga deklarimet e pronarit, ka dyshime se shkak janë bërë konfliktet e djalit të tij me disa persona për çështje borxhi nga lojërat e fatit.








