Policia e Tiranës ka reaguar lidhur me shpërthimin me tritol të ndodhur gjatë natës në biznesin në Tufinë.

Ngjarja është regjistruar më datë 15.11.2026, rreth orës 23:15, në Tufinë, në një dyqan lulesh.

Biznesi ishte në pronësi të shtetasit Asllan Koçi, ndaj të cilit është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e dyshuar lënde plasëse.

Si pasojë janë shkaktuar dëme të vogla materiale. Grupi hetimor, së bashku me shërbimet e Policisë, po punojnë për sqarimin e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb