E hënë, 16 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 5 sekonda më parë
Sport

U godit në kokë gjatë ndeshjes, vdes futbollisti në moshën 18-vjeçare

Futbolli argjentinas është tronditur nga një ngjarje tragjike. Futbollisti i ri Abel Núñez, pjesë e skuadrës FC Ezeiza dhe njëkohësisht lojtar i ekipit të rezervave në futsall të Nueva Estrella, ka ndërruar jetë të dielën, më 15 nëntor, pasi nuk arriti t’u mbijetonte pasojave të një goditjeje të rëndë në kokë të marrë gjatë një ndeshjeje.

Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë takimit mes FC Ezeiza dhe Deportivo Muñiz, i vlefshëm për kampionatin e të rinjve të kategorisë së pestë, Juveniles C të Federatës Argjentinase të Futbollit (AFA).

Núñez, i lindur në vitin 2008, mori një goditje të fortë në kokë nga topi gjatë zhvillimit të ndeshjes, e cila u luajt në ambientet e klubit Atlético La Sonia, në zonën e José C. Paz.

Pas incidentit, futbollisti mori ndihmën e parë në fushë dhe më pas u transportua me urgjencë drejt një qendre spitalore. Për shkak të situatës, takimi u ndërpre menjëherë, ndërsa u anulua edhe ndeshja e kategorisë së gjashtë që ishte programuar të zhvillohej më pas.

Reklamë

Pavarësisht ndërhyrjes kirurgjikale dhe përpjekjeve të mjekëve për ta shpëtuar, gjendja e të riut nuk u përmirësua. Pas disa ditësh në spital, të dielën u konfirmua lajmi i trishtë për ndarjen e tij nga jeta.

Mesazhet prekëse nga klubet

Lajmi shkaktoi dhimbje të madhe në të dy klubet ku aktivizohej futbollisti i ri.

FC Ezeiza publikoi një mesazh prekës në rrjetet sociale, ku e cilësoi këtë si lajmin më të rëndë në historinë e fundit të klubit, duke theksuar se Abel ishte një djalë me ëndrra dhe një të ardhme të tërë përpara.

Edhe Nueva Estrella, ku ai luante futsall me ekipin e rezervave, vendosi të pezullojë të gjitha aktivitetet sportive në shenjë zie. Mesazhe ngushëllimi erdhën edhe nga Argentinos Juniors, kundërshtari me të cilin Nueva Estrella duhej të luante atë ditë.

Vdekja e Abel Núñez ka tronditur komunitetin sportiv në Argjentinë, duke lënë pas dhimbjen e madhe të familjarëve, miqve, shokëve të skuadrës dhe të gjithë atyre që e njohën të riun.

Një jetë e re dhe shumë ëndrra u ndërprenë në mënyrë tragjike në fushën e futbollit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.