Shpërthimi i dytë në 14 ditë, tritol dyqanit të luleve në Tufinë

16 Nëntor 2026 | 10:25

Një tjetër shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse është regjistruar në zonën e Tufinës, në Tiranë, në një dyqan lulesh në pronësi të shtetasit A. K. Ngjarja e dytë në të njëjtin subjekt ka ndodhur mbrëmjen e 15 nëntorit, rreth orës 23:15, ndërsa shpërthimi i parë ishte regjistruar më 1 nëntor të këtij viti.

Sipas njoftimit të Policisë, në dyqanin e luleve është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e dyshuar lënde plasëse. Si pasojë janë shkaktuar dëme të vogla materiale.

“ Më datë 15.11.2026, rreth orës 23:15, në Tufinë, në një dyqan lulesh, në pronësi të shtetasit A. K., është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e dyshuar lënde plasëse.

Si pasojë janë shkaktuar dëme të vogla materiale.

Grupi hetimor, së bashku me shërbimet e Policisë, po punojnë për sqarimin e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Më 1 nëntor, në të njëjtin dyqan lulesh në Tufinë, u regjistrua një shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse. Ngjarja ndodhi rreth orës 02:45 të mëngjesit, kur një sasi e vogël e dyshuar lënde plasëse u hodh në tarracën e të njëjtit dyqan.

Edhe në atë rast, si pasojë e shpërthimit u shkaktuan dëme të vogla materiale, ndërsa nuk u raportua për persona të lënduar.

Sipas Policisë, nga veprimet e para hetimore ishte bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar, por identiteti i tij nuk ishte bërë publik për shkak të hetimeve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

GJKKO rrëzon kërkesën e Adriatik Llallës për parashkrimin e dënimit me 2 vite burg

Gjykata e Posaçme rrëzoi kërkesën e ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla, për parashkrimin e dënimit me dy vite burg, të dhënë ndaj tij për veprat...
09:29 | 16/11/2026

Vrasja e Valter Fjerzës në Hot të Ri, arrestohet pas tre vitesh një nga të dyshuarit si bashkautor

Policia e Shkodrës ka finalizuar operacionin e koduar “Target”, duke kapur një prej personave të shpallur në kërkim për vrasjen e 33-vjeçarit Valter Fjerza, ngjarje...
09:12 | 16/11/2026

Shqipëria shkëlqeu në Ligën e Kombeve, Duka: Një edicion fantastik, presim suksese të tjera

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armand Duka, ka reaguar pas fitores së Shqipërisë ndaj Bjellorusisë ditën e djeshme dhe sigurimit të vendit të...
09:00 | 16/11/2026