Një tjetër shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar mbrëmjen e sotme në Tufinë të Tiranës, në të njëjtin biznes ku më 1 nëntor ishte vendosur tritol.

Burime bëjnë me dije për gazetaren e Top Channel, Dorjana Bezat, se objektivi ka qenë sërish dyqani i luleve në pronësi të një 65-vjeçari.

Kujtojmë se në ngjarjen e parë, lënda plasëse shpërtheu në tarracën e biznesit, duke shkaktuar dëme të vogla materiale.

Ende nuk dihen rrethanat dhe motivet e shpërthimeve, ndërsa priten detaje të tjera nga policia.