Dybala feston ditëlindjen, Oriana i bën dedikimin emocionues: Ti më frymëzon çdo ditë

Një urim plot dashuri dhe emocion ka ardhur nga Oriana Sabatini për bashkëshortin e saj, futbollistin argjentinas Paulo Dybala, me rastin e ditëlindjes së tij.
Përmes një mesazhi të publikuar në rrjetet sociale, Oriana i ka kushtuar disa fjalë të veçanta yllit të Romës, duke i uruar një tjetër vit të mbushur me përvoja të reja, dashuri dhe lumturi.
“Gëzuar ditëlindjen, dashuria ime. Dëshira ime për ty këtë vit është që të ndjesh sa më pranë dashurinë e të gjithë njerëzve që të duan kaq shumë dhe që jeta të të gjejë gjithmonë me atë forcë dhe durim që më frymëzon çdo ditë. Për një tjetër rrotullim rreth diellit, plot mësime të reja! Të duam, Gia dhe unë”, shkroi Oriana.
Një dedikim që nuk kaloi pa u vënë re nga ndjekësit, pasi përtej fjalëve romantike, ai pasqyron edhe lumturinë e familjes së tyre, tashmë të kompletuar me ardhjen në jetë të vajzës Gia.
Paulo Dybala dhe Oriana Sabatini janë një nga çiftet më të komentuara të showbiz-it dhe sportit argjentinas, ndërsa ky urim është një tjetër dëshmi e lidhjes së tyre të veçantë.




