Çitaku për këngën nacionaliste serbe në Bruksel: Skandal dhe provokim i hapur

Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, e ka cilësuar skandal dhe provokim të hapur interpretimin e melodisë së këngës nacionaliste serbe në Forumin e Zgjerimit të Bashkimit Evropian në Bruksel.

Në një reagim në Facebook, Çitaku ka thënë se shpreson që kjo të ketë ndodhur për shkak të injorancës dhe jo qëllimisht, por ka theksuar se në të dyja rastet ekziston përgjegjësi institucionale.

“Kosovën e lënë jashtë, provokimit i japin skenë! Në një forum për të ardhmen evropiane të rajonit, interpretimi i një melodie nacionaliste serbe që ushqen pretendime ndaj Kosovës është skandal dhe provokim i hapur. Mes injorancës dhe qëllimit, shpresojmë të ketë qenë e para. Por asnjëra nuk e përjashton përgjegjësinë institucionale”, ka shkruar ajo.

Çitaku ka vlerësuar se keqardhja e komisioneres evropiane për Zgjerim, Marta Kos, është e nevojshme, por jo e mjaftueshme.

Ajo ka kërkuar nga Komisioni Evropian sqarim, kërkimfalje dhe garanci se një rast i tillë nuk do të përsëritet.

“Komisioni Evropian nuk mund t’ua bartë përgjegjësinë vetëm muzikantëve. Kërkojmë sqarim, kërkimfalje dhe garanci për mospërsëritje”, ka theksuar Çitaku.

Ajo ka thënë se përkushtimi i Kosovës ndaj Bashkimit Evropian mbetet i palëkundur, por ka kërkuar përgjegjësi në emër të vlerave evropiane dhe respektit për kujtesën dhe dinjitetin e popujve.

Shija e redaktorit

Presidenti kroat pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të dhjetorit

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të muajit dhjetor të këtij viti. Kështu ka mësuar Dukagjini nga burimet e veta...

Nufi: Shqipëria do ta mbrojë Kosovën, asnjë qeveri në Tiranë...

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, ka deklaruar se angazhimi i Shqipërisë për mbrojtjen e Kosovës është i pakushtëzuar, duke theksuar se asnjë...

Përkujtohet ditëlindja e heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti

Sot shënohet 64-vjetori i lindjes së komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti. Ai u lind më 1 nëntor 1962...

Të fundit nga rubrika